“Këngëtaret e sotme nuk mbahen me vokal, por me gjoks e shalë”

Mediale Vip

“Këngëtaret e sotme nuk mbahen me vokal, por me gjoks e shalë”

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:53

Kompozitori Agim Krajka ka folur rreth debatit të kohëve të fundit mbi të kaluarën e disa prej këngëtareve me të mëdha të skenës shqiptare, si Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori.
“I shoh këngëtaret e sotme, kanë një shkallë të madhe degjenerimi vokalisht. Nuk po mbahen aspak me vokal por me shalë, të pasme e me gjoks silikoni ndaj sa vjen dita dhe i rriten vlerat një këngëtareje si Parashqevia, Lindita Theodhori, për të mos shkuar deri te Vaçe Zela dhe ikona të tjera të skenës, ka deklaruar ai në një intervistë për suplementin Unë gruaja, transmeton Anabel.
I pyetur veçanërisht për Parashqevi Simakun, Krajka shprehet se nuk i intereson e kaluara e saj.
“Parashqevia e zotëronte skenën. Si anën vokale, por edhe emocionale. Ishte unike, sa kohë këndoi në Shqipëri. Ah, gjërat e tjera pastaj që thuhen, jo jeta private e saj, jo lidhje me këtë apo atë, mua nuk më duhen fare. Sepse lidhjen nuk e shpiku ajo, as zgjidhjen. Ishin emocionet e moshës, të rinisë dhe ajo kishte të drejtë që të zgjidhte një simbol shpirtëror dhe kjo gjë nuk ka pse të ngatërrohet me muzikën”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, kompozitori ka treguar edhe për periudhën që Simaku ka qëndruar në shtëpinë e tij në Amerikë dhe ëndërrat e saj hollivudiane.
Ai shpjegon se si ishte përpjekur ta bindte atë se në Hollywood nuk e priste asgjë por, me këmbëngulje Parashqevi vendosi të ndiqte dëshirat e saj dhe se me ikjen aty dhe me martesën me një shqiptaro-amerikan, ajo u harrua si artiste, ndonëse ishte një nga zërat që vet Krajka beson se Shqipëria nuk do t’i ketë më.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat