Ja arsyeja pse Adele ka refuzuar 110 milionë euro

Mediale Vip

Ja arsyeja pse Adele ka refuzuar 110 milionë euro

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 10:53

Këtë javë është njoftuar se albumi i ardhshëm i Adele do të lansohet në nëntor të këtij viti.

Të gjithë adhuruesve do i’u ofrohet ky album nga këngëtarja e talentuar, po flitet se Adele ka refuzuar një ofertë prej 110 milionë eurosh për të promovuar albumin e saj në një turne botëror.

“Sunday People” shkruan se përkundër kërkesave të mëdha për një turne botëror, 27 vjeçarja dëshiron të vazhdojë jetën e saj të qetë familjare me parterin e saj Simon Konecki dhe djalin e saj dy vjeçar Angelo.

Tjetër pengesë për një turne janë edhe problemet shëndetësore pasi këngëtarja kishte probleme me fytin më 2011. Albumi vjen pas katër vitesh pauzë nga Adele.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat