Aktorët paralajmërojnë sezonin e ri të “O Sa Mirë” (Video)

Mediale Vip

Aktorët paralajmërojnë sezonin e ri të “O Sa Mirë” (Video)

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:43

Seriali i shumëpëlqyer komik, “O Sa Mirë”, do të vijë së shpejti me sezonin e ri dhe tashmë këtë e kanë paralajmëruar aktorët që luajnë në të.

Ishte fillimisht Xhevdet Jashari (Arifhikmeti) që përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale bëri të ditur se sezoni i ri po vjen.

Një tjetër xhirim e kanë publikuar edhe ‘Gjakovari’ dhe ‘Zuka’ për t’i mbajtur të informuar fansat e serialit që të qëndrojnë në pritje.

Ndryshe, ky do të jetë sezoni i tretë i “O Sa Mirë” që ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në dy sezonet e para.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat