Rita ia humb shikueshmërinë “X Factor”-it?

Mediale Vip

Rita ia humb shikueshmërinë “X Factor”-it?

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 16:05

Padyshim se fakti që “X Factor”-i i Britanisë ka shënuar shikueshmërinë më të ulët që nga episodi i parë, para nëntë vitesh, është lajmi më i keq për Simon Cowell.

Me gjithë pritshmërinë, gara e këngës e cila u rikthye në ekran të shtunën mbrëma me dy prezantues dhe dy anëtarë të rinj të jurisë, përfshirë këngëtaren Rita Ora, fatkeqësisht ka dështuar të tërheqë audiencën.

Sipas të dhënave, vetëm 7.11 milionë njerëz kanë shikuar “X Factor” të shtunën mbrëma, 2 milionë më pak se vitin e kaluar ku kishte pasur më se 9 milionë shikues.

Kjo bën serinë hapëse të këtij viti si më pak të shikuarën që nga koha kur kjo garë kishte filluar të organizohej, përkatësisht viti 2006, transmeton Koha.net. Simon Cowell ditë më parë ishte tallur duke thënë se emisioni do të arrijë të radhitet shumë më lart se emisioni mbi vallëzimin “Strictly Come Dancing”.

Shikuesit ishin dëshpëruar nga paraqitje të ndryshme të çuditshme gjatë emisionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat