Dilema e Jul Dedës për pushimet: Mbylla sytë, dëgjova zërin e trishtë të xhepit

Mediale Vip

Dilema e Jul Dedës për pushimet: Mbylla sytë, dëgjova zërin e trishtë të xhepit

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 07:29

Ai ka bërë disa ndalesa në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe bashkë me familjen e tij, pushimet i ka pasur të larmishme. Por aktori i humorit Julian Deda, i cili njihet edhe për qëndrimet thumbuese duket se ka kaluar një dilemë të madhe për zgjedhjen e vendit ku duhet të pushonte.

Ndërsa publikon në Instagram një fotografi nga deti, ai shkruan, “Isha në dilemë se ku t’i kaloja pushimet. I vura në peshore dhe më rezultoi se Shqipëria është më e bukur për syrin, kurse Turqia më e lirë për xhepin tim.

Përfundimi: Mbylla sytë dhe dëgjova zërin e trishtë të xhepit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat