Njeri i sfidave dhe sukseseve (Foto-Video)

Mediale Vip

Njeri i sfidave dhe sukseseve (Foto-Video)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 07:21

Puna dhe suksesi nuk kanë të ndalur për ata që punën dhe suksesin e tyre duan me çdo kusht. Është ky Kristian Kabashi, i cili ka vite që është duke ngritur emrin tij për sukseset e njëpasnjëshme, ku së fundi është publikuar një video nga kompania ku ai ka punuar si menaxher në Havas Worlwide, në këtë reklam është Miss Kosova, Kaltrina Neziri dhe Mister Albania Shtjefen Marku, dhe kjo video është e para video që është realizuar në Kosovë, me punëtorë dhe staf nga Kosova, që lëshohet dhe mund të shihet nga gjithë bota për klientët e agjencisë, gjë që është shumë e suksesshme që edhe puna e shqiptarëve të shihet në gjithë botën, ashtu siç është duke e prezantuar edhe vet Kristian Kabashi, ndryshe siç e njohim si Krisi. Havas është një nga kompanitë më të mëdha në botë për reklama dhe marketing dhe për këtë Kristiani e ka bërë të pa mundurën që kjo video të realizohet në Kosovë, ku ky i fundit e ka udhëhequr vetë këtë. Gjithashtu para disa javesh Kabashi ka qenë prezent tek Techcrunch Disrupt NYC, i cili është njëri ndër eventet më të mëdha ne botë ku dalin të gjithë shefat kryesor nga kompanitë siç janë Twitter, Facebook, Yahoo e shumë tjerë. Tek www.techcrunch.com, Kabashin e kanë ftuar për projektin e tij pra www.nofilter.media . Ndryshe Kabashi miremban kompanin e ti ne Shqiperi dhe Kosove me emer „mediashqip“ se meret me mediat dhe reklamet online te ndryshme siç pershembull e ka krijuar një shop për modelen e mirënjohur në Amerikë dhe kudo ku ka shqiptar Angela Martinin, e cila është publikuar para disa ditësh dhe që është www.shopmartini.com, ky shop është krijuar në bashkëpunim me Fadil Berishën dhe gjithashtu faqen zyrtare www.angelamartini.net. Gjithashtu njëra ndër projektet e Kristianit ne lidhje me kompanin e ti është edhe “tilllate.al”, e cila në Shqipëri ka pasur një sukses të madh dhe që vazhdon të jetë lider për evente dhe jetën e natës, këtë të fundit Krisi e ka hapur edhe në Kosovë, projekt i cili po ecën shumë mirë i cili i lëshoj edhe në iphone dhe android app, pra për sezonin e verës, ku munden ti gjejnë të gjitha informacionet për eventet dhe jetën e natës www.tilllate.al. Ndryshe Kristian Kabashi është i martuar me Kristina Kabashin, e cila është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme në Diasporë dhe që karrierën e saj po e zhvillon si menaxhere në PriceWaterhouseCoopers (PWC) në Nju York.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat