Aulona “varr veten”, nuk u ftua në dasmën e Sinanit (Video)

Mediale Vip

Aulona “varr veten”, nuk u ftua në dasmën e Sinanit (Video)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:55

Thumbueset e estradës, Aulona dhe Fatma kanë pikasur dasmën e Sinan Hoxhës për të parodizuar sërish.

Aulona duket se e ka përballuar ‘rëndë’ mungesën e ftesës për të qenë e pranishme në ceremoninë e mbrëmshme. Në një video të postuar në Instagram, Aulona shihet me kabllon e dëgjuesve të mbështjellur në qafë gjoja se është varur teksa pranë i qëndron Fatma.

Kjo e fundit e ‘ngushëllon’ mikeshën duke i thënë se Veseli do bëjë dasëm së shpejti të cilën do e hapin vetë të dyja.
Ndryshe, dyshja shpeshherë ka objekt diskutimi ngjarje të ndryshme të cilave u japin trajtë komike. Pak kohë më parë, përmes mënyrës së tyre parodizuan me tekstet e këngëve dhe përdorimin e tepruar të fotoshopit në fotot e postuara në rrjete sociale.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat