Adele së shpejti me albumin e tretë

Mediale Vip

Adele së shpejti me albumin e tretë

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 20:15

Lajme të mira për të gjithë fansat e Adele, që po presin me padurim albumin e saj të ri. Sipas burimeve nga shtëpia diskografike e këngëtares, albumi i tretë i saj do të dalë në treg në muajin nëntor.

Pas albumit që i dhuroi asaj çmimin Grammy në vitin 2011 , 27-vjeçarja ka nisur punimet për albumin e saj të tretë.

Sipas Billboard Adele Laurie Blue Adkins, po bashkëpunon me këngëtarin e “One Republic” Ryan Tedder i cili ka shkruar për londinezen këngën “Rumor Has it”.

Edhe këngëtari i njohur Ed Sheeran ka përshtypjen se do të jetë një album i shkëlqyer. “Nuk e kam dëgjuar albumin e Adele por të gjithë kolegët e mi që kanë punuar për të thonë se është mahnitës,”- është shprehur ai për radion Capital FM.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat