Ja çfarë thotë Teuta për jetën e saj pa Bleron!

Mediale Vip

Ja çfarë thotë Teuta për jetën e saj pa Bleron!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 11:52

Teuta Krasniqi është aktore e njohur dhe një nga personazhet publik më të përfolur. Ajo e nxit kureshtjen e të tjerëve, ndonëse pa dashur.
Teuta këto kohë kishte një sukses të jashtëzakonshëm në shfaqjen “Gishti”. Interpretimi i saj u komentua shumë pozitivisht.
Aktorja që po i rri larg intervistave, sot megjithatë ka folur për shumë gjëra në “Forever Young”, programin e paradites në “Radio Vala Rinore”.
Krasniqi ka treguar se dita e saj nisë shumë herët, me përgatitjen e mëngjesit, dërgimin e Tarës në kopsht, shkuarjen në fitnes, etj.
Teuta, së fundi ka arritur të ketë linja ideale. “Them se kanë kontribuar aktivitet e shumta, por tonifikimi i trupit arrihet vetëm përmes ushtrimeve”, ka thënë aktorja që këtë kohë po rrezaton një energji tejet pozitive.
Aktorja jeta private e së cilës është komentuar gjerë e gjatë, ka folur edhe për të bijën, Tarën, duke thënë se është më mirë që ajo nuk e ka idenë se çfarë shkruhet e thuhet në rrjete sociale.
Teuta, në “Forever Young” është pyetur edhe për udhëtimin e saj në Venedik, qytetin e të dashuruarve.
“Isha dhe kalova shumë mirë. Uroj që të gjithë ta shohin së paku një herë në jetë. E, se me kë isha e si isha, kjo mbetet pjesë e imja. Kam vendosur që tani e tutje jeta ime privatë të më takoj vetëm mua”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat