E dashura e Seldit feston ditëlindjen, çifti kalon pushimet në Himarë

Mediale Vip

E dashura e Seldit feston ditëlindjen, çifti kalon pushimet në Himarë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 11:00

Më 18 gusht Dafina Zeka, vajza e Milaim Zekës e njëherit e dashura e Seldi Qalliut, ka festuar ditëlindjen e saj, ndërsa ka marrë një urim special nga babai i saj Milaimi i cili i ka kushtuar disa vargje të bijës në facebook bashkë me disa foto në të cilat shihen babë e bijë.

‘’Dafina sot ka ditëlindjen, babush ti je rrit, je shkolluar e je bërë inxhiniere, nuk e di sa vjeçe je bërë, unë kujtoj vetëm ditën kur ti ke ardhur në këtë jetë, ke pasur një lindje dramatike, buzë detit në Varna të Bullgarisë. Unë mbaj mend që ajo ditë pra kur ke lindur ti ka qenë më e bukura dhe dita më e lumtur e jetës time’’, – kanë qenë këto vargjet e urimit që babai i saj i ka kushtuar Dafinës i cili është pasuar nga komentet e ndryshme të urimit për të fejuarën e Seldit e cila për momentin qëndron në Shqipëri pas mbarimit të studimeve dhe e shoqëron të fejuarin nëpër evente të ndryshme nga merr pjesë ai.

Madje çifti për momentin shijon edhe pushimet në jug të vendit e më saktësisht në Himarë, pasi angazhimet e Seldit këtë vit nuk janë si më parë pas ndarjes nga Sinan Hoxha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat