Iggy Azalea terheq denoncimin kundër ish të dashurit

Mediale Vip

Iggy Azalea terheq denoncimin kundër ish të dashurit

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:42

Iggy Azalea, ka pranuar të heqë dorë dhe tërheqë denoncimin kundër ish të dashurit të saj Mauric Williams. Të dy kanë qenë të lidhur nga viti 2008 – 2009 por gjërat u përkeqësuan shumë kur Williams publikoi disa këngë të Azalea pa aprovimin e saj.

Iggy e hodhi në gjyq me akuzën se ai i ka vjedhur fshehurazi këngët nga kompjuteri i saj dhe më pas i ka shpërndarë për masën e gjerë pa pasur lejen e saj. Por ndërkohë bëhet e ditur se të dyja palët kanë bërë një marrëveshje në tavolinë për dëmshpërblime të mundshme. Nëse palët sërish nuk i përmbahen marrveshjes atëherë çdo gjë mund të rikthehet në gjyq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat