Fansat sulmojnë rëndë Chris Brown

Mediale Vip

Fansat sulmojnë rëndë Chris Brown

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:02

Chris Brown është bërë mbrëmjen e djeshme sërish objekt diskutimesh në rrjetet sociale. Kjo për shkak të një tatuazhi të realizuar në pjesën e mbrapme të kokës, tatuazh që rezulton të jetë fytyra e famshme e një statuje greke që gjendet në muzeun e Louvre-it në Paris.

Ka qenë vetë këngëtari ai i cili i ka njohur fansat me bojën e tij të re përmes një fotoje të postuar në Instagram, por që fatkeqësisht, për shkak të komenteve negative, i është dashur me vonë ta fshije.

Brown nuk është një fillestar sa i përket tatuazheve, megjithatë duket se ky i bërë së fundmi i gjeti fansat disi të papërgatitur!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat