MUZIKË – Shiten të gjitha biletat për festivalin ”Heavy Metal” të vitit… 2016!

Mediale Vip

MUZIKË – Shiten të gjitha biletat për festivalin ”Heavy Metal” të vitit… 2016!

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 22:13

WACKEN (Gjermani), 4 gusht /ATSH-DPA/ – Koncerti më i madh në botë ”Heavy Metal”, i zhvilluar në mjedis të hapur në periferi të Gjermanisë ka përfunduar për këtë vit, dhe biletat për festivalin e vitit të ardhshëm tashmë janë shitur.

”Të 75 000 biletat për festivalin katërditor, që i ka fillesat në vitin 1990 dhe që zhvillohet çdo vit në qytetin gjerman, Wacken, u shitën brenda 24-orëve”, njoftuan sot organizatorët e koncertit.

“Wacken tashmë është kthyer në traditë familjare”, u shpreh Aleksa, 28 vjeçe, fanse e kësaj muzike, pasi festivali për këtë vit u mbyll të dielën.

Grupet muzikore ”Heavy Metal” nga e gjithë bota priten përsëri të jenë pjesë e festivalit të vitit të ardhshëm, së bashku me gjermanët “Blind Guardian” dhe “Callejon”, shtuar këtyre edhe amerikanët “Ministry and Steel Panther” të cilët kanë konfirmuar se do të luajnë në evenimentin e 2016-ës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat