Dy të vdekur në koncertin e reperit Drake (Foto)

Mediale Vip

Dy të vdekur në koncertin e reperit Drake (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 19:21

Gjatë një feste të organizuar nga reperi Drake, kanë humbur jetën dy persona dhe 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kanadasë, ku pas të shtënave të regjistruara në festën e Drake u raportua edhe për vdekjen e një femre dhe të një mashkulli.

Ende nuk dihet nëse reperi ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e kur është qëlluar me armë. Ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes.

Nuk është hera e parë që ndodh një aksident i tillë, pasi gjatë një koncerti të reperit në vitin 2014, u dëgjuan të shtëna arme jashtë klubit. Mediat raportuan për plagosjen e dy personave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat