Duete hitesh apo flirtesh

Mediale Vip

Duete hitesh apo flirtesh

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:47

Disa vajza të njohura të shoë-bizit, që shquhen edhe për linjat e tyre seksi kapën një reper të njohur dhe sollën një duet mjaft të nxehtë e me skena provokuese, me prekje dhe deri në topless.

Dyndje e madhe e artistëve shqiptarë për të kapur tregun me këngët e tyre, besa-besë edhe për të kapur sa më shumë klikime që llogaritën edhe në matësin e ftesave për një koncert, apo quhen shpesh me të drejtë apo jo si hiti më i klikuar i verës.

Por një analizë e bërë nga ne shihet që edhe në këtë sezon kanë ardhur plot këngë të reja së bashku me klipe vërtetë të nxehta, që artistët shqiptar kanë menduar mirë për t’u ardhur fansave të tyre me një risi, me një këngë të përshtatshme për stinën e nxehtë, ndoshta pak më të zhveshura, pak më afër rërës, detit, por skena që i lejon vera.

E disa vajza të njohura të shoë-bizit, që shquhen edhe për linjat e tyre seksi kapën një reper të njohur dhe sollën një duet mjaft të nxehtë e me skena provokuese, me prekje dhe deri në topless. E pyetja jonë lind ,janë këto duete hitesh apo flirtesh, pasi këngët po dëgjohen vërtetë edhe në bazë sërish të klikimeve janë me mjaft pëlqime. Disa duete erdhën që në nisjen e verës, por ato nuk na nxehen aq shumë sa këto më të rejat fare.

E nisim me këngën “Holla” kaq shumë përkëdhelje dhe skena të nxehta shihet mes Tunës dhe Cozmanit, saqë bën të kuptosh se po shesh ndonjë promo erotike, megjithëse atyre u falet se edhe në jetën e përditshme janë një çift. Por çfarë mund të themi për bukuroshen Afërdita Dreshaj ku me reperin Agon Amiga, na u zheveshën në videoklipin e këngës “Topless”.

Nuk mund të themi asgjë përveç zërave që folën, deri te një lidhje dhe prishje e reperit me bashkëshorten e tij nga këto skena, që urojmë të mos jetë e vërtetë. Edhe Luana e famshme e Top Medias shihet mjaft seksi në klipin “Tirana Lifestyle” me reperin, apo siç mund të quhet ndryshe kunati i saj, Ghetto Geasy.

Por befasia më e re në duetet e nxehta dhe mjaft provukuese ku shihet reperi Skivi duke e ngacmuar dhe me prekje këngëtaren Samanta Karavella, ishte kënga e tyre e ardhur dy ditë më parë me titull “SS”. Një tjetër bombë e vjetër pritet të plasë këto ditë, me skena super të nxehta, megjithëse paksa e vonuar është ajo mes këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe reperin Noizy të këngës së tyre të re. Ende nuk është klipi në dritë por në bazë të fotove do të jetë një super video “hot”. Por keni menduar ndonjëherë se cili është mesazhi i një videoklipi të tillë?.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat