Diedoni: Jam fitues po aq sa Veseli

Mediale Vip

Diedoni: Jam fitues po aq sa Veseli

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 14:42

Megjithëse nuk arriti finalen, Diedon Musa mbetet njëri nga banorët më të dashur për publikun nga edicioni i fundit i “Big Brother Albania”.

Veç famës, nga ky spektakël Diedoni arriti të fitoj edhe Albën, me të cilën lidhjen e filluar brenda po e vazhdojnë edhe jashtë.

Në një bisedë për Telegrafin, djaloshi nga qyteti i Mitrovicës, shpalosi këtë eksperiencë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si ndër më të vështirat për të deri më tani.

“Edhe pse është një ndër eksperiencat më të bukura dhe më të vështira ndoshta, duke pasur parasysh faktin që meritokracia është e papërfillshme, vlerësimi i drejtë nuk është gjtihmonë dhe piedestali është i prekshëm për ata që nuk e besojnë as vetë, jam pak skeptik për rikthimin aty, por duke pasur parasysh eksperiencën dhe boom-in mediatik, them që po, do të isha rikthyer por me “armë” mediokre dhe të lehta që do gjeja rrugës, sepse të tilla nevoiteshin aty”, tha Diedoni për këtë eksperiencë, e cila për të nuk ka përfunduar akoma.

“Gjërat e nisura aty po vazhdojnë ende, me ata banorë që kishim marrëdhënie të mira atje kemi akoma dhe miqësitë po vazhdojnë edhe jashtë, mbi të gjitha raporti im me Albën të cilin e nisëm brenda sepse ndiheshim mirë me praninë e njëri tjetrit, po vazhdon të zhvillohet jashtë edhe më mirë dhe besoj që lidhja jonë është mjaftueshëm e fortë, por planet ia kemi lënë të ardhmes” u shpreh ish banori i Big Brother i cili ndihet po aq fitues sa Veseli, i cili u shpall triumfator i kësaj gare.

“Unë mendoj se të gjithë pjesëmarrësit aty ishim fitues, sepse është bërë një ndryshim i madh në jetët tona dhe përditshmërinë tonë. Kështu që si unë ashtu edhe Veseli kemi dalë me fitore të natyrave të ndryshme, sepse për mendimin tim jo gjithmonë paraja dhe vendi i parë është fitore e vetme”.

Ndryshe Diedon Musa është me profesion stomatolog dhe fama e arritur nga reality shou, padyshim që i ka ndihmuar edhe në punën në ordinancën e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat