Gold AG e kërcënon fansin e Unikkatilit: Jam arab dhe të prej në fyt (Foto)

Mediale Vip

Gold AG e kërcënon fansin e Unikkatilit: Jam arab dhe të prej në fyt (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 12:28

Nuk ka shumë ditë që reperi Unikkatil lansoj projektin ‘Për qato’, këngë kjo që fansat e tij e cilësuan si ‘diss’ për reperët Noizy, Ghetto Geasy, Duda dhe Gold AG.

E pasi morri një epitet të tillë, kjo këngë u bë mollë sherri mes fansave të grupit TBA dhe reperit Gold Ag transmeton Tribuna.

Madje, ky i fundit po i kërcënon ata duke u thënë se është arab dhe se i prenë në fyt. Gjithashtu nuk mungojnë as të sharat me fjalët më banale.

Të paktën kështu kuptohet nga disa fotografi të nxjerra në një grup në rrjetin Facebook ku shihen se si ata shahen me reperin Arian Agushi në llogarinë e tij në Facebook.

Përpos që është shqetësuese se si reperi Gold Ag i kërcënon ata, në sy bie edhe fakti se si ai e pranon që është arab pasi që shumë herë e ka paraqitur anën e tij patriotike.

Për të parë bisedën tyre më poshtë keni fotografitë.

E se llogaria e Goldit është reale e dëshmon fotografia më poshtë ku shihet se fotoja e profilit është e njëjtë me atë në biseda si dhe vendi ku ai jeton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat