Smith mohon ndarjen nga gruaja

Mediale Vip

Smith mohon ndarjen nga gruaja

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 09:55

Aktori i njohur Will Smith ka shfrytëzuar Facebookun për të mohuar lajmin e dhënë nga mediat botërore se ai dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, janë duke i dhënë fund martesës 17-vjeçare.

“Për Willin dhe Jadan ka qenë e vështirë jeta viteve të fundit sese martesa e tyre ka pasur probleme që një kohë të gjatë”, ka raportuar sot “RadarOnline” të dielën.

Por, këtë raportim Smith e ka mohuar vetëm një ditë më vonë.

“Nën kushte normale, nuk i përgjigjem marrëzive”, ka shkruar ai. “Andaj për hir të fjalëve të tepërta, të përsëritura, vazhdimisht…Jada dhe unë… Nuk jemi duke u shkurorëzuar. Ju premtoj të gjithëve se nëse vendosi të divorcohem nga Mbretëresha ime, premtoj se do të njoftoj vet”.

46-vjeçari, që momentalisht është në incizime të filmit “Suicide Squad” dhe gruaja e tij 43-vjeçare shpeshherë gjatë viteve të fundit kanë qenë temë e medieve rozë për ndarje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat