E pabesueshme dhe jo reale pagesa e aktorëve të "Friends"

Mediale Vip

E pabesueshme dhe jo reale pagesa e aktorëve të "Friends"

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 01:03

Ndonëse ka kaluar gati më shumë se një dekadë që nga episodi i tij i fundit, seriali amerikan “Friends” vazhdon ende sot të përflitet.

Kësaj rradhe ka qenë një nga bashkë-krijueset e tij ajo që ka “sulmuar” kastin e aktorëve, Lisa Kudrow, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matthew Perry, Matt LeBlanc and David Schwimmer, duke thënë se kontrata e tyre në atë kohë prej 1 milionë dollarësh vetëm për një episod, ishte aspak realiste dhe qesharake.

Sipas Marta Kauffman, një shifër e tillë është e tepërt për një studio produksioni në Hollywood. Hmmm duke pasur parasysh shikueshmërinë super të lartë të “Friends” dhe skenat tepër funny, që ende vazhdojnë të qëndrojnë në memorien tonë, mendojmë se 1 milionë dollarët janë mëse të merituar!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat