Pushimet e ëmbla të Kledi Kadiut (Foto)

Mediale Vip

Pushimet e ëmbla të Kledi Kadiut (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 19:39

Kledi Kadiu është fotografuar nga paparacët me të dashurën e tij gjatë pushimeve. Çifti është kapur "mat" gjatë momenteve intime në det, teksa po putheshin, luanin dhe bënin “selfie” në ujë.

Siç shihet, balerini shqiptar, i cili po vijon karrierën e tij në Itali po i shijon maksimalisht pushimet e tij me 23-vjeçaren Charlotte Lazzari në ishullin Formentera. E veshur në "mikrobikini", Charlotte duket në një formë fizike perfekte.

Kledi Kadiu, 41 vjeç është njohur me Charlotte, një balerinë italo-franceze nga disa miq të përbashkët dhe lidhja e tyre ka qenë e përmbajtur në fillim, por siç duket ka shpërthyer tani në verë.

“U kuptuam menjëherë, sapo u takuam. Unë dhe Charlotte shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin", ka thënë balerini kur lidhja e tyre është bërë publike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat