Ingrid Gjoni kopjon Britney Spears (Video)

Mediale Vip

Ingrid Gjoni kopjon Britney Spears (Video)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 10:42

“Do më kërkosh” titullohet projekti më i ri i këngëtares nga Shqipëria, Ingrid Gjoni, i cili u mirëprit mjaft mirë nga publiku.

Kënga e cila është tipike verore erdhi e realizuar me videoklip mjaft interesant nga produksioni “Max Production”.

Por, këngëtarja, e cila njihet për investimet në videoklipet e saj, kësaj radhe nuk erdhi me një ide origjinale.

Nuk dihet nëse ka qenë ideja e produksionit apo e këngëtares, por trekëndëshi, në të cilin ka hypur ajo në këtë video, është parë edhe më herët.

Bëhet fjalë për videoklipin e këngës “Work bitch” të këngëtares Britney Spears, ku shihet ky detaj nga i cili si duket është frymëzuar artistja shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat