Miley Cyrus iu rikthehet flokëve të gjata

Mediale Vip

Miley Cyrus iu rikthehet flokëve të gjata

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 21:53

Kanë kaluar shumë vite që nga koha kur Miley Cyrus ka hequr dorë nga flokët e gjata, por 22-vjeçarja dukej plotësisht ndryshe, teksa ka pozuar për një koleksion bamirësie të “MAC's Viva Glam”.

Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” dukej me një pamje më femërore nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim së fundmi, teksa kishte vendosur në kokë një paruke me flokë bionde të gjata, ndërsa buzët e kuqe.

“MAC's Viva Glam” është një fushatë bamirësie që rrit të ardhurat për të sëmurët me sidë. Miley e ka postuar fotografinë në llogarinë e saj të Instagramit, ku ka ftuar edhe ndjekësit e saj ta mbështesin për këtë kauzë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat