Dikur Unikkatili e Gold AG përqafoheshin (Foto)

Mediale Vip

Dikur Unikkatili e Gold AG përqafoheshin (Foto)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 19:33

Unikkatil dhe Gold Ag sot mund të jenë rivalet më të mëdhenj të skenës së hip-hopit shqiptarë, megjithatë dikur ata ishin miq.
Vite më parë dy reperët pozonin bashkë dhe shihej afërsi e madhe mes tyre, përderisa sot i dedikojnë vargje të njohura si 'dissa' njëri-tjetrit.

Mirëpo, Gold Ag duket se vetëm mbrëmë, me publikimin e këngës së re të Unikkatilit, “Per Qato”, e ka kuptuar se miqsia e tij me reperin që jeton në Amerikë ka përfunduar.

Ai fillimisht e kishte shpërndarë këngën e Viktor Palokës, për ta fshirë pas pak minutash, me të kuptuar se në një pjesë të këngës e kishte krahasuar preshevarin me Cubrilovicin.
Miqësi e madhe e Gold'it, vite më parë, vërehej edhe me anëtarët tjerë të labelit TBA lider i së cilës është Unikkatili.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat