Luks i nxehtë VIP

Mediale Vip

Luks i nxehtë VIP

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 2 gusht 2015 Në ora: 14:46

Asgjë kundër këtyre VIP që dinë të bëjnë jetë luksoze, por mos është pak e tepruar kur një artist më i kërkuar i dasmave që ndoshta fiton gjatë verës milionat e sheh në një foto duke darkuar në një pjatë të thjeshtë me dasmorët, megjithëse ai apo ajo fiton para mjaft.

Do të doja ta nisja me një rrëfim të një artisteje e cila kohë më parë më tregoi se si ajo habitet me disa kolegë dhe artistë që në vendet ku shkelin kanë ankesa nga hoteli me 5 yje e deri te shërbimi në restorant, megjithëse ndoshta ndodhen për herë të parë para një luksi të tillë.

E kjo artiste që e dimë se do të donte të mbetej anonime, i ka të gjitha, por në një restorant super luksoz do të donte të hante edhe bukë e djathë. Por rrjetet sociale dhe miqësia që na lidh me këta artistë që shumicën i njohim edhe nga afër e dimë se si duket e nga e kanë origjinën, na befasojnë kur na servirin para nesh të paktën me foto momenti nga tryeza e tyre e mbushur me të gjithë të mirat, e deri te veshja e tyre, e meqë është verë te syzet mjaft të kushtueshme.

Asgjë kundër këtyre VIP që dinë të bëjnë jetë luksoze, por mos është pak e tepruar kur një artist më i kërkuar i dasmave që ndoshta fiton gjatë verës milionat e sheh në një foto duke darkuar në një pjatë të thjeshtë me dasmorët, megjithëse ai apo ajo fiton para mjaft. Ja të flasim me emra të përvetshëm, thjeshtë në bazë të reklamës që sidomos femrat e njohura të shoë-bizit na tregojnë.

Bukuroshja e Top Medias, Luana Vjolla e njohur ndryshe si vajza e “100 trëndafilave” kohë më parë pushonte në ishullin më të shtrenjë në Itali në Kapri. Eh jetë o jetë, por po në këtë ishull kishte qenë edhe bashkëvendsja e saj, modelja Aurela Hoxha, aty ku pushojnë vetëm super milionierët.

Por në femrat që reklamojnë mirëqënien dhe vendin e tyre luks janë edhe bukuroshja kosovare Morena Taraku, nga super makina e deri te një pije e shtrenjë që konsumon, por nuk qëndron larg edhe një nga misset më të bukura shqiptare Agnesa Vuthaj sidomos me udhëtimet e saj të shtrenjta, apo edhe top-modelja e famshme Angela Martini që zgjedh vendet super të pasura e me këtë rast reklamon edhe bikinet e saj.

E nëse flasim për femrat e njohura të Tiranës, nuk harrojmë falë jetesës së mirë që bën të shohim teksa reklamon super veshje këngëtarja Jonida Maliqi, që kohët e fundit të gjithë presin se si ajo duket në një klip e me çfarë markash është veshur se sa çfarë kënge po këndon.

Por do të ishte një harresë e madhe nëse nuk do të kujtonin këtu edhe jetën luksoze që bën aktori i njohur Blerim Destani, nga veshja e tij që ndiqet nga meshkujt e deri te pushimi i shtrenjtë në Dubai. Edhe një herë nuk po ju lakmojmë të mirat që ju ka dhënë Zoti, vetëm një këshillë sikur ato të reklamoheshin pak më me stil do të na hiqte zilinë e mëkatit neve që si posedojmë këto të mira./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat