Shfaqet Unikkatili, flet pas reagimit të reperëve të tjerë (Foto)

Mediale Vip

Shfaqet Unikkatili, flet pas reagimit të reperëve të tjerë (Foto)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 12:00

Reper Viktor Palokaj, i njohur si "Unikkatil", ka paralajmëruar më shumë projekte për të ardhmen.

Këngë të rralla, por që gjithmonë shpërthejnë.

Ky është stili i Unikkatilit që gjithmonë ka pasur sukses për të.

Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë.

Kështu të paktën, ka lajmëruar vet këngëtari nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Ju shqipet e përgjakta e meritoni më shumë se një këngë në vit. Kështu që, tani e tutje kam në plan që të publikoj këngë më shpesh”, ka shkruar reperi.

Unikkatil mbrëmë ka publikuar këngën e tij më të re, të parën pas 3 vitesh.

Kjo këngë pak pasi kanë kaluar 12 orë ka mbledhur 200,000 klikime e mbi 13,000 pëlqime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat