Edhe Duda i përgjigjet Unikkatilit? (Foto)

Mediale Vip

Edhe Duda i përgjigjet Unikkatilit? (Foto)

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 11:52

Kënga “Për qato” e Unikkatilit nuk ka dyshim se ka përmbajtur mjaft fjalë që u janë kushtuar reperave të ndryshëm, rivalë të mbarë hip hop skenës.

Përkundër se asnjë nga teoritë e para të fansave nuk është konfirmuar, mendohet se të paktën nga një pjesë në këngë Unikkatil i ka kushtuar Gold AG, Getit, Noizyt e Dudës.

Ky i fundit, duket se nuk e ka pritur mirë këtë pjesë.

Të paktën, kështu lë përshtypje një postim në faqen e tij në Facebook, të publikuar sot, pak orë pas publikimit të këngës së Viktor Palokajt.

“Mirëmëngjesi nga kjo botë e vogël ku do na takojë të gjithëve”, ka shkruar ai.

A është ky një mesazh për Unikkatilin? Mbetet të shihen reagimet e mëtutjeshme dhe atë që do ndodhë mes reperëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat