Vdes Lynn Anderson legjenda e muzikës country

Mediale Vip

Vdes Lynn Anderson legjenda e muzikës country

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 21:24

Këngëtarja amerikane e muzikës country, Lynn Anderson, e njohur për këngën e famshme “Rose Garden”, për të cilën u nderua me çmimin ”Grammy”, vdiq në moshën 67-vjeçare, njoftoi sot media amerikane.

”Lynn Anderson vdiq pas një arresti kardiak në spitalin ‘Vanderbilt’, Nashville, Tennessee, pas një pneumonie”, tha agjenti i saj artistik, Mark Logsdon për CNN-in.

“Lynn do të na mungojë”, deklaroi këngëtarja e njohur Dolly Parton.

“Cry”, “How Can I Unlove You” dhe “Keep Me in Mind” ishin këngët që kulmuan karrierën e Lynn Andersonit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat