Një inspirim për ndërhyrje estetike

Mediale Vip

Një inspirim për ndërhyrje estetike

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 19:26

Shumica e femrave dëshirojnë të bëjnë përmirësime në trupin e tyre dhe kjo për faktin se ato duan të duken sikur yjet e famshëm. Shumë prej tyre duan hundë si të Natalie Portman, sy si të Megan Fox apo mjekër si të Jennifer Lopez.

Yjet dhe pamja e tyre inspirojnë shumë vajza që t’u nënshtrohen intervenimeve kirurgjike, në mënyrë që të duken sa më të ngjashme me idhujt e tyre. Si hunda më e kërkuar nga vajzat të cilat duan ta rregullojnë hundën e tyre përmes operimit estetik, është ajo e Natalie Portman, pasi konsiderohet si më e përkryera.

Mirëpo, përveç saj zgjedhin edhe hundën si të Emma Stone dhe Nicole Kidman. Hunda më e kërkuar nga meshkujt, është ajo e Jude Law, Josh Duhamel dhe Ben Affleck. Kur bëhet fjalë për sytë, femrat duan që të kenë sikurse ato të aktores Anne Hathaway, pasi ekspertët i konsiderojnë më idealët. Pas saj vijnë sytë e Mila Kunis dhe Megan Fox. Meshkujt duan buzë si të Ashton Kutcher, Vigg Mortensen dhe Brad Pitt.

Tek buzët nuk ka befasi të mëdha. Femrat duan buzë sikur të Scarlet Johansson, Angelina Jolie dhe Christina Aguilera. Në anën tjetër, meshkujt duan buzë si të Ashton Kutcher, Brad Pitt dhe George Clooney.

Mjekra më e preferuar e femrave, në ordinancat e kirurgëve plastikë, është ajo e Halle Berry-it. Pas saj vijnë ato të Keira Knightley dhe Jennifer Lopez.

Ndërsa mjekrën e vërtetë sipas meshkujve, e kanë aktorët Jon Hamm, Johnny Depp dhe Robert Pattinson. Por kur bëhet fjalë për gjoksin, atëherë më e preferuara për këtë, padyshim se është Scarlett Johansson. Gjinjtë e aktores bionde, konsiderohen si ndër më të përkryerit në botën e shoubiznesit. Dhe pa dyshim se edhe vetë aktorja është e vetëdijshme për këtë dhe mundohet t’i nxjerrë sa më shumë në pah.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat