Meek Mill ia kthen “dissin” sensacionale Drake (Video)

Mediale Vip

Meek Mill ia kthen “dissin” sensacionale Drake (Video)

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:17

Reperi amerikan, Meek Mill, i është kundërpërgjigjur me një “diss” reperit kanadez, Drake.

Meek dhe Drake ka kohë që janë në një konflikt të hapur publik, që prej se Meek Mill akuzoi hapur Drake se dikush tjetër i shkruante tekstet dhe se ai nuk i përmendte ata në autoriësi të këngëve.

Si do që të jetë, Drake nuk ka lënë pa u përgjigjur dhe lansoi dissin “Back to Back” për Meek Mill.

Dhe pas një kohe të shkurtër menjëherë Meek Mill u kundërpërgjigj me dissin “Wanna Know”, ku ai kërkon sqarime nga Drake për shumë gjëra të karrierës së tij që janë të paqarta.

Ndryshe ky konfllikt parashihet që të vazhdojë, pasi që reperët nuk e kanë ndërmend që të ndalen duke parë përzierjen edhe të jetës private në këto konflikte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat