Ankohet se po e kopjon Kim Kardashian'i

Mediale Vip

Ankohet se po e kopjon Kim Kardashian'i

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:25

Kim Kardashian natyrisht që po duket ndryshe si bionde, por të premten ajo është akuzuar për vjedhjen e stilit të këngëtares serbe Jelena Karleusa.
Pop-ylli serb ka thënë për revistën amerikane “UsWeekly” se ajo shumë vjet më parë ishte fotografuar me stilin që tani po e përdorë Kim Kardashian.

“Mendoj se stili i saj është i frymëzuar nga fotografitë e mia”, ka thënë këngëtarja 36-vjeçare.

Lidhja mes Jelenas dhe Kimit është për kur këngëtarja serbe nëpërmjet rrjeteve sociale akuzoi yllin amerikan për vjedhje të stilit.

Jelena ka thënë se përveç stilit të veshjes, Kimi është përkujdesur që t’ia vjedh edhe stilin e flokëve.

“Po e marr si kompliment dhe nuk janë vetëm flokët (stilin e flokëve)”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat