Familja kërkon të mos publikohen fotografitë e vdekjes së Kobeinit (Foto)

Mediale Vip

Familja kërkon të mos publikohen fotografitë e vdekjes së Kobeinit (Foto)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 19:20

E veja dhe vajza e këngëtarit të ndjerë Kurt Kobein janë duke kërkuar nga gjyqtarët në Siatëll që të mos publikojnë fotografitë nga skena e vdekjes, të cilat besohet se do të dëshmonin se solisti i grupit “Nirvana” është vrarë.

Gjykata Supreme në Siatëll do të dëgjojë argumentet sot, pasi producenti i televizionit publik në këtë shtet, Riçard Li, e ka paditur qytetin dhe Departamentin e Policisë. Ai pretendon se materialet do të tregojnë se policia e Siatëëllit gabimisht e ka përcaktuar vdekjen e Kobeinit si vetëvrasje në vitin 1994.

Vajza e Kobeinit, Frans Bin Kobein, i ka thënë gjykatës se asaj i është dashur të përballet me shumë probleme personale për shkak të vdekjes së të atit. Ajo tha se “vetëm ballafaqimi me mundësinë e publikimit të këtyre fotografive do të na shkaktonte dhimbje të papërshkrueshme”. Ajo dhe nëna e saj, Kurtni Lov, kanë thënë se nuk i kanë parë ato fotografi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat