Mozzik sqaron ‘hatër-mbetjen’ me Tunën: Edhe Cozy e shkroi tekstin (Video)

Mediale Vip

Mozzik sqaron ‘hatër-mbetjen’ me Tunën: Edhe Cozy e shkroi tekstin (Video)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 16:21

Kënga “Nobody there” e këngëtares Tuna, e publikuar më datën 20-të të muajit qershor, nuk ka arritur akoma as 1 milion klikime në kanalin “Youtube”, duke marrë më shumë “mospëlqime”, se sa “pëlqime” në këtë kanal.
Por, më mirë se “Nobody There” është pritur kënga e re e këngëtarëve e titulluar “Holla”, ku si tekstshkrues shihen Mozzik dhe Cozman.
Në media u raportua se kënga e re e Tunës dhe Cozman, e titulluar “Holla” është e shkruar nga Mozzik, por këngëtarja ka vendosur edhe emrin e të dashurit të saj si tekst-shkrues dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që reperi dhe dyshja e famshme mund të kenë prishur raportet, transmetoi Klan TV.
I kontaktuar nga Telegrafi, reperi Mozzik ka sqaruar gjithë situatën duke mohuar se mes tij edhe krijuesve të hitit “Fenix” ekziston ndonjë hatër-mbetje.
“Po është e vërtetë se unë e kam shkruar tekstin, por pjesë ka qenë edhe Cozman”, u shpreh rep artisti duke thënë se emri i Kozit është me të drejtë i vendosur si tekst-shkrues dhe se nuk ka pas vend për ndonjë hidhërim.
“Nuk është e vërtetë që ka hatër-mbetje këtu. I kam uruar për projektin që është punuar në familjen tonë dhe ata e kanë derën e hapur të vinë të bëjnë hite kurdo që kanë nevojë”, shtoj tutje reperi ferizajas duke treguar se mes tyre ekziston një miqësi shumë e mirë.
Ndryshe, Mozzik për momentin po shijon suksesin e këngës së tij të fundit, të titulluar “Premtimet” të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren Kida.
Kjo këngë, e cila u publikua në fillim të muajit korrik, i është ofruar gjashtë milionshit të klikimeve duke u radhitur ndër pretendentet kryesore për hit të verës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat