Kurrë nuk i dihet (Foto)

Mediale Vip

Kurrë nuk i dihet (Foto)

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:15

Gjatë periudhës deri tek ky rikthim janë menduar shumë gjëra, e një ndër to janë bërë edhe parashikime normalisht, pritjet deri tani janë ato që i kemi menduar dhe padyshim kam një grup fansash që unë preferoj t’ju them: “Dhuratë prej Zotit”, i falenderoj prej zemrës për përkrahjen.

E bukur dhe që duket vërtetë si J.LO, ndërsa pas një kohë të shkurtër pushimi është kthyer siç thotë vetë ajo në një kohë të përshtatshme me një këngë të bukur që mban titullin “Bone pa mu”. Kjo është këngëtarja Dhurata Ahmetaj e cila në rrëfimin e saj për “Bota sot” tregon për bashkëpunëtorët dhe pritjen e kësaj këngë, por edhe se a ka në plan ndonjë dasëm me njeriun e saj të zemrës që tashmë e ka gjetur dhe po shkon mjaft mirë me të.

“Bota sot”: Keni ardhur me një klip të ri, pak vonë apo koha e përshtatshme?

-Njeriut i duhet në periudha të caktuara të jetës të ndalojë dhe te ripozicionohet për të vazhduar përpara. Këtë e kam bërë dhe definitivisht është koha e përshtatshme, pasi që kjo kohë është shfrytëzuar në maksimum, dhe tash kam një plan afatmesëm rreth karrierës sime në detaje.

“Bota sot”: Pritja dhe komentet dhe si po ecën, jeni e kënaqur?

-Gjatë periudhës deri tek ky rikthim janë menduar shumë 5gjëra, e një ndër to janë bërë edhe parashikime normalisht, pritjet deri tani janë ato që i kemi menduar dhe padyshim kam një grup fansash që unë preferoj t’ju them: “Dhuratë prej Zotit”, i falenderoj prej zemrës për përkrahjen.

“Bota sot”: Vërtetë ju në këtë klip dukeni 100 përqind si Jennifer Lopez, vazhdoni ta adhuroni?

-Është një ndër artistet dhe femrat më të bukura në botë. Nuk mund ta fsheh se meë bën të ndihem mirë, dhe padyshim është një ndër artistët që i kam model për arritjet e tyre.

“Bota sot”: Si do të ishte reagimi nëse ajo një ditë do të shihni klipit e do të donte të të takonte?

-Më mirë të mos e mendojmë fare..(Qesh)..kurrë nuk i dihet.

“Bota sot”: Tashmë ke gjetur njëriun e zemrës, ndonjë festë më serioze apo dasma është në plan?

-Në plan është puna.

“Bota sot”: Cilët janë tashmë bashkëpunëtorët e Dhuratës?

-Dhurata ka shumë bashkëpunëtorë, por këtë radhë kam bashkëpunuar me “Bini Studio”, Luro dhe Seven Saraqin, “Imagine Films”, Drenusha Xharrën, Kacin e Sellmën, e shumë të tjerë që dua t’i falenderoj shumë.

“Bota sot”: E vërtetë që tashmë menaxhohesh nga i dashuri, më mirë apo më sigurt?

-Sigurt është mirë.

“Bota sot”: Po i dëgjon këngët e verës, cila po të pëlqen më shumë?

-Ka këngë dhe projekte të shkëlqyshme këtë verë prej kolegëve të mi, të cilët i përgëzoj dhe ju dëshiroj suksese.

“Bota sot”: Pushime po mendon dhe ku?

-Kemi ende punë për të bërë, dhe pastaj pushimet. Në trojet shqiptare patjetër./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat