Kritika të mëdha për produktet e Jessica Alba

Mediale Vip

Kritika të mëdha për produktet e Jessica Alba

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:09

Gjatë javëve të fundit, kremi kundër diellit që kompania e aktores Jessica Alba, Honest, ka hedhur në treg është cilësuar si joefektiv, pasi shumë njerëz kanë raportuar djegie nga dielli.
Përgjithësisht produktet e bukurisë së Honest shpesh janë lavdëruar për përmbajtjen e tyre organike, por duket se kremi me bazë mineralesh nuk është në lartësinë e produkteve të tjera të kompanisë së aktores së shndërruar në sipërmarrëse.
Honest-in Alba e krijoi gjatë kohës kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, pasi pa se në treg produktet organike për bebet ishin shumë të shtrenjta. Sot kompania vlerësohet mbi 1 miliard dollarë duke renditur bashkëthemeluesen e saj ndër gratë më të fuqishme të biznesit në Amerikë.
Alba dhe Honest ende nuk kanë nxjerrë një deklaratë lidhur me kritikat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat