Vergara deshi të bëhej dentiste

Mediale Vip

Vergara deshi të bëhej dentiste

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:16

Sofia Vegara ka treguar se kishte dashur të punonte si dentiste, para se të fillonte karrierën në botën e të famshmëve.

Bukuroshja kolumbiane asnjëherë nuk kishte menduar për modelimin dhe aktrimin, porse ëndrra e saj ishte të bëhej dentiste dhe të fitonte para duke ua ndrequr njerëzve dhëmbët.

Mirëpo, në moshën 17-vjeçare ajo u pa nga një zbulues talentesh në një plazh dhe pas pjesëmarrjes në reklamën e Pepsit, jeta e saj ndryshoi tërësisht.

“Doja të bëhesha doktoreshë, por asokohe, para 20 vitesh, femrat nuk konsideroheshin si doktoresha. Duhej të martoheshe, të bëjë fëmijë dhe mjekësia ishte shumë e vështirë dhe kërkonte shumë kohë”.

“Prandaj gjëja e dytë më e mirë ishte stomatologjia, sepse mund të ishe dentiste dhe thjesht të shkoje në shtëpi”, ka deklaruar 42-vjeçarja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat