Justin Bieber fansave: Prisni vetëm 30 ditë

Mediale Vip

Justin Bieber fansave: Prisni vetëm 30 ditë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 01:03

28 Gusht. Mbajeni mend mirë këtë datë ju fansa të Justin Bieber. Ylli i muzikës pop ka lajmëruar dje gjatë një interviste në radio për Ryan Seacrest, se brenda 30 ditëve të ardhshme do të publikojë single-in e tij të ri.

Deri më tani dihet vetëm që kënga titullohet “What Do You Mean”, dhe që është një kënge ritmike e përshtatshme për stinën e verës. Me pak fjalë një tjetër hit gati për të pushtuar majat e klasifikimeve amerikane.

Kujtojmë që ky single është i pari që do të publikohet nga albumi i katërt i Justin, i cili pritet të dalë në treg nga fundi i këtij viti!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat