Reagon Delevingne: Prezantuesit nuk e kuptonin sarkazmin tim (Video)

Mediale Vip

Reagon Delevingne: Prezantuesit nuk e kuptonin sarkazmin tim (Video)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 21:14

Cara Delevingne ka reaguar ndaj prezantuesve televizivë, të cilët bënë shaka në llogari të saj.

Modelja dhe aktorja dukej e lodhur gjatë pjesëmarrjes në një emision, ndërsa këtë e shfrytëzuan prezantuesit për t’u tallur me të.

“Shko bëje një sy gjumë ose pije një Red Bull”, i thanë mes tjerash prezantuesit.

22-vjeçarja ka thënë se nuk ishte e disponuar, porse drejtuesit e emisionit nuk i kishin kuptuar shakatë e saja.

“Disa njerëz thjesht nuk e kuptojnë sarkazmin dhe sensin britanik të humorit”, ka shkruar Cara në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat