Dorina Podrimja, shqiptarja e markës BMW dhe Magazinës MAXIM (Foto)

Mediale Vip

Dorina Podrimja, shqiptarja e markës BMW dhe Magazinës MAXIM (Foto)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 21:08

Tash e një vit punon me kompaninë BMW. Pos asaj, ajo tashmë në Kosovë ka realizuar edhe një fotosesion me fotografin, Admir Saiti, fotografi që do të prezantohen për magazinën Maxim.

Dorina ka thënë për KultPlus se këto fotografi i ka realizuar me qëllim në Kosovë, që kjo magazinë kur të shkruajë për portretin e Dorinës do të shkruaj edhe për vendin se ku janë realizuar fotografitë.

Bukuroshes shqiptare që jeton në Zvicër, Dorina Podrimja e cila në konkursin e bukurisë të mbajtur në Zvicër, ishte shpërblyer me vendin e tretë, nuk i ka mjaftuar vetëm ky sukses, pasi që brende të fuqishme po e kërkojnë që të jetë imazh i tyre .

Bukuroshja 23-vjeçaRE po rendit suksese të njëpasnjëshme. Ajo tash e një vit është pjesë promocionale e markës prestigjioze të makinave, markës BMW.

Mirëpo ajo nuk është ndalur me kaq. Dorina tregoi më shumë rreth angazhimeve të saj në fushën e modës, në të cilën është e përkryer.

“Unë tani në muajin shtator do të jem në Magazinën MAXIM, magazinë kjo shumë e njohur në Zvicër, e cila përzgjedh 100 femrat më të bukura dhe më seksi të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Në atë magazinë bëhet prezantimi i neve vajzave që jemi pjesëmarrëse në të, përveç që shkruhet nga një artikull për secilën nga ne, ku edhe publikohen fotot tona”, tregon Dorina.
Magazina MAXIM në këtë format me 100 bukuroshet e këtyre tri shteteve vjen një herë në vit, në këtë formë duke përzgjedhur 100 bukuroshe të ndryshme të secilit vit. Mirëpo, Dorina Podrimja pjesë e MAXIM ishte edhe vitin e kaluar, sipas saj, ajo ishte e 51-ta, ndërsa për këtë vit pritet që të ngritët edhe shumë më lartë.

“Vitin e kaluar për mua patën shkruar një prezantim të shkurtër si për shembull “Kjo është Dorina Podrimja, modele nga Zvicra e cila ka një bashkëpunim të ngushtë me kompaninë BMW”, vazhdon me tutje Podrimja.

Ajo për fototsesionin e kësaj magazine kishte përzgjedhur Kosovën për të realizuar fotografitë e saj. Përveç kësaj, edhe fotografi ishte shqiptar, Admir Saiti.

“U ndjeva shumë mirë këtu në vendin tim dhe unë qëllimisht kam realizuar fotografitë pikërisht në Kosovë, sepse kam pasur mundësi kudo tjetër në botë, por qëllimi im ka qenë që fotografitë të realizohen këtu, duke ditur që edhe Admiri është këtu, pasi që e kam shumë shok të mirë. Ne biseduam bashkë me Admirin dhe patëm dëshirë që të realizonim diçka në Kosovë, pasi që asnjëherë nuk kemi bërë asgjë këtu. Jam shumë e lumtur që gjithçka ka shkuar mirë”, thotë Dorina. Sipas saj, kur MAXIM të nxjerr në treg numrin e radhës aty edhe për Kosovën do të shkruhet, duke thënë që së paku fotografitë janë realizuar atje në një vend të bukur.

Dorina është në kontratë tash e një vit me kompaninë BMË dhe gjithçka është duke i shkuar siç është më së mirë. “Me BMW është gjithçka mirë, me ta është se nëse punon si duhet dhe ju përshtatësh rregullave të tyre atëherë gjithnjë do ta kenë të njëjtën modele. Përveç që paguhesh me pagë mujore, ata e kanë edhe një stimulim tjetër, që nëse punon mirë ta dhurojnë një makinë për një vit për ta vozitur”, shprehet Dorina.

Ndonëse ka arritur shumë në pistat e modelingut , gjithashtu është mjaftë e përkryer edhe para aparatit fotografik. Dorina vazhdon akoma të jetë ajo vajza modeste e cila gjithnjë thotë që “unë akoma jam ajo Dorina”.“Unë nuk e konsideroj vetën si modele shqiptare të njohur, ka shumë modele shqiptare që janë modele të njohura të cilat kanë arritur shumë, kështu që unë akoma jam ajo Dorina e më hershme”, shprehte ajo.

Bukuroshja nga Kosova thotë se e lumturojnë shumë sukseset e modeleve shqiptare në botë, ajo si inspirim nga modelet shqiptare ka Angela Martinin, që sipas saj, Martini është një modele që nuk i intereson se çfarë thuhet për të, por vetëm e përfundon punën e saj më sukses. Dorina gjithashtu tregon se është shumë e hapur për projekte promocionale në Kosovë. Ajo thotë se nuk do të kishte mundur ta refuzonte asnjë kërkesë që mund ti vjen nga Kosova.
“Unë do të doja të kisha bashkëpunim me Kosovën, prandaj edhe fotosesionin e kam realizuar këtu, pasi që kam dashur që të kem me vete edhe diçka nga vendi im në Zvicër. Prandaj nuk do të mund të refuzoja asnjë kërkesë nga Kosova”, përfundon Dorina Podrimja.Magazina MAXIM me artikullin dhe fotografitë e Dorina Podrimes, të realizuara nga Admir Saiti, do të del në shitje në muajin shtator të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat