“Love Me” e Elvanës në top-listat e Monakos (Video)

Mediale Vip

“Love Me” e Elvanës në top-listat e Monakos (Video)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 15:29

Ka vetëm dy javë që është publikuar dhe kënga më e re e këngëtares Elvana Gjata, e titulluar “Love me”, ka arritur të futet në mesin e këngëve më të dëgjuara këtë sezon.

Kënga ka arritur të klikohet më shumë se tre milionë herë në kanalin “Youtube”, transmeton Telegrafi.

Por, kjo këngë, videoklipi i së cilës është xhiruar në një mënyrë shumë të veçantë, përkatësisht me telefon mobil, ka kaluar kufijtë kombëtar duke arritur dëgjueshmëri edhe në shtetet e huaja.

Bëhet fjalë për Monakon, ku kënga “Love me” e Elvanës, është e gjashta me radhë në listën e këngëve më të dëgjuara në këtë vend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat