Reperi shqiptar, qitje me pistoletë dhe kallashnikov (Video)

Mediale Vip

Reperi shqiptar, qitje me pistoletë dhe kallashnikov (Video)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:37

Nga djaloshi që fluturon në atë që godet me armë.

Natyra më agresive e rep-artistëve në këngë është tashmë e njohur, por duket se reperi Asdren Gjikoli, i njohur më mirë si Gjiko, i ka marrë më seriozisht tekstet e tyre.

Ka qenë vetë ai që e ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku shihet duke shtënë me armë.

Nga ajo që shihet arma është një Kallashnikov A4 47, e cila rastis të jetë ndër armët me numrin më të madh të vrasjeve, por shpresojmë se gjithçka te reperi të mbetet vetëm në kuadrin e sportit.

“Si me def” titullohet projekti më i fundit i Gjikos, të cilën e solli të realizuar me videoklip.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat