Julia Robert drejt divorcit pas 13 vjetësh martesë

Mediale Vip

Julia Robert drejt divorcit pas 13 vjetësh martesë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 23:04

Sipas lajmeve më të fundit, aktorja e Hollivudit Julia Roberts dhe bashkëshorti i saj që kanë 13 vjet që janë martuar, do të shkojnë drejt divorcit. Të paktën kështu thonë thashethemet e fundit për ta në mediet rozë.

Danny, një kameraman i cili u takua me Julia-n në xhirimet e filmit “Meksikani” në vitin 2001, kërkon ndarjen sepse ai nuk ndihet sikur mes tyre ka "një partneritet të vërtetë".

Burime të tjera për revistën “OK”, konfirmojnë se është Julia ajo që ndihet e pasigurt. Çifti duket se po kalojnë një periudhë të keqe emocionale.

Ata madje e kanë shitur pronën e tyre, duke përfshirë edhe apartamentin që kushtoi 4.5 milionë $ në Nju Jork, me përgatitjen e divorcit të tyre të afërt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat