Chrissy i heq të gjitha

Mediale Vip

Chrissy i heq të gjitha

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 20:51

Ajo është shfaqur në të paktën dy kopertina të revistës “Sports Illustrated” me bikini, por këtë herë Chrissy Teigen ka vendosur t’i heqë të gjitha.

Modelja 29 – vjeçare ka pozuar për revistën “Women’s Health UK”, ku sportiste dhe femra të famshme flasin për pasiguritë që kanë lidhur me trupin e tyre.

Chrissy, bashkëshortja e John Legend, duke treguar linjat perfekte trupore, thotë se nuk i ndahet palestrës dhe ha çdolloj ushqimi që dëshiron.

“Dikur krenohesha me faktin se nuk kisha nevojë të bëja ushtrime fizike, por pas një farë moshe je e detyruar ta bësh një gjë të tillë”, tha bukuroshja amerikane.

“Dua të pi shampanjë dhe të ha një darkë të bollshme, ndaj preferoj që të sakrifikoj një orë palestër në ditë, e më pas të bëj çfarë dëshiroj”, u shpreh Chrissy për revistën.

Në këtë numër të “Women’s Health” shfaqen nudo disa peronazhe të tjera të famshme, si Lucy Mecklenburgh, Kirsty Gallacher e Chloe Madeley.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat