Tuna çdo herë e më shumë e dhënë pas ... (Foto)

Mediale Vip

Tuna çdo herë e më shumë e dhënë pas ... (Foto)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 19:53

Këngëtarja shkupjane e njohur në skenën muzikore shqiptare, Altuna Sejdiu-Tuna, tash e sa ditë ka treguar se është duke e përgatitur këngën e re të saj në bashkëpunim me Cozman “Holla”.
Por, ajo se çka i kushton më së shumti rëndësi Tuna, është edhe pamja e saj në këtë videoklip.
Në një foto që këngëtarja e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Tuna shihet me një lloj kurore në kokë, që është aksesor i një firme të njohur, ku këngëtarët botërorë janë pajisur me ato aksesorë.

Në disa foto të mëposhtme shihet Tuna me kurorën që është aksesorë i asaj firme, ku janë pajisur edhe këngëtare tjera si: Rita Ora, Madonna, si dhe në kohën e tij, i ashtuquajturi “Mbreti i Pop muzikës”, Michael Jackson.

Si duket Tuna është shumë e dhënë pas veshjeve dhe aksesorëve të cilët i bartin fytyrat më të famshme publike, pasi që ajo shpesh herë edhe nëpër klipe të saja është ekspozuar me veshje të njëjta me këngëtaren Rihanna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat