Femrat VIP me ngjyra

Mediale Vip

Femrat VIP me ngjyra

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 29 korrik 2015 Në ora: 15:32

Vera të lejon të luash me ngjyrat, e sidomos ato të hapura e më të lehta tregojnë se po jeton në stinën e nxehtë. Megjithëse jo të gjithë kanë një preferencë apo të themi se kjo është ngjyra që e veshin të gjithë për këtë stinë, e sidomos kur bëhet fjalë për femrat e njohura VIP, të cilat kanë preferencat e tyre por padiskutim një hap edhe me modën në garderobën e tyre me plot ngjyra. E disa prej këtyre femrave të njohura të skeëns shqiptare na tregojnë ngjyrën e tyre që po dominon këtë verë në veshjet e tyre, madje edhe arsyen se pse kanë zgjedhur ato ngjyra për tu veshur.

Anxhela Peristeri
Faktikisht janë të gjitha ngjyrat por këtë vit mbizotëron e bardha. Nuk e di pse, ndoshta ngaqë jam shumë e sinqertë.(Qesh).

Gjyste Vulaj
Në klipin tim të fundit “Maximum” kam përzgjedhur ngjyrat e përziera, më pëlqejë, janë stil veror, pastaj ngjyrën vjollcë të lehtë, për të bardhën dhe të zezën jam gjithmonë. Ngjyra e arit më pëlqen shumë në çdo kohë.

Rovena Stefa
Janë disa, e kuqe, e bardhë, e kaltër. Në mëngjes e bardhë, në drekë e kaltër e në mbrëmje e kuqe.

Eva Ndoja
Faktikisht të gjitha ngjyrat në përgjithësi i dua. Kështu që përdor larmi ngjyrash, por e bardha këtë vit është e preferuara ime, thjesht sepse më relakson në përgjithësi e dua bardhësinë.

Xhesika Ndoj
Ngjyra e garderobës time jo që kam diçka të veçantë por më shumë ngjyrat e tokës i adhuroj.

Donjeta Kosumi-Kallashi
Më shumë e bardha.

Mira Janji
Rozë dhe pink, e adhuroj këtë ngjyrë, gjithashtu përzierje e ngjyrave sepse siç e kam thënë edhe më herët ngjyrat i dua dhe i adhuroj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat