Leonardo DiCaprio,mbrojtësi i mjedisit (Foto)

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio,mbrojtësi i mjedisit (Foto)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 14:47

Qëndroi krenar përkrah princit të Monakos Albert.
Bëhet fjalë për aktorin Leonardo DiCaprio i cili ka marrë nga monarku cmimin për mbrojtjen e planetit, vetëm pak ditë pasi agjencisë e tij e bamirësisë arriti shumën e 40 milionë dollarëve.
Lodhja e punës një vjecare duket se i ka shërbyer aktorit të marrë pushime të gjata, të cilat 40 vjecari po i kalon më së miri në shoqëri të mirë në brigjet e Mesdheut, përfshirë edhe Saint Tropez, France apo Sardenjën në Itali, në bordin e jahtit të tij super luksoz.

Aktivisti 40 vjecar, është shfaqur muajt e të fndit në cdo aktivitet në mbrojtje të mjedisit. Madje javën e shkuar ai organizoi një mbrëmje me personazhe të njohur, për të mbledhur para për fondin e tij, në Monte Carlo.

Prince Albert II e nderoi aktorin e famshëm edhe me një çmim të vecantë, në mbrëmjen gala duke e cilësuar atë një mbrojtës të denjë të globit.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe yje të tjerë të botës së showbizit si Sir Elton John, Naomi Campbell and Michelle Rodriguez.

Elton john madje dhuroi plot 3 milion dollarë për këtë fond. Pas kësaj, aktori i “Ujku i Uoll Stret” ka shëtitur me jahtin e tij në mbarë jugun e francës, sigurisht i shoqëruar nga e dashura e tij, bjondja 25 vjecare Kelly Rohrbach.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat