Faleminderit Shqipëri! Këto janë fjalët e Aleku të “Bidai” para largimit

Mediale Vip

Faleminderit Shqipëri! Këto janë fjalët e Aleku të “Bidai” para largimit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:38

“Faleminderit Shqipëri”, “Jeni të mrekullueshëm”. Janë këto fjalët e aktorit Angad Hasija, ose Alekut, një nga protagonistët kryesorë në telenovelën “Bidai”.

Në një intervistë të dhënë për InfoMedia Albania, aktori nga India, ndër më të famshmit në vendin e tij dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, e quan të mrekullueshëm teleshikuesin shqiptar.

Ai thotë se është në dijeni se telenovela “Bidai” në ekranin e Televizionit Klan është ndër më të ndjekurat në televizionet shqiptare. Një falenderim të veçantë e ka për ndjekësit dhe komentueset shqiptare në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Shumë prej vajzave shqiptare i shprehin admirim dhe simpati.

Nën kostumin e një personazhi me probleme mendore “Aleku”, Angad Hasija, ish model, është ndër më të famshmit e Indisë dhe i preferuari i shumë vajzave.

Popullariteti i tij është rritur veçanërisht pas interpretimit në “Bidai”, në një rol i cilësuar sfidues dhe shterues mënderisht, duke i dhënë çmimin si aktori më i mirë ne kinematografinë indiane. “Bidai” është vlerësuar nga revista informative për median si telenovela më e pëlqyer për vitin 2015

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat