A po i ‘dhem’ Lyrical Son-it rekordi i Erës dhe Ledrit?

Mediale Vip

A po i ‘dhem’ Lyrical Son-it rekordi i Erës dhe Ledrit?

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:07

Reperët 2po2, Lyrial Son, Capital T dhe Mc Kresha, janë duke kaluar këtë verë nëpër koncerte të ndryshme. Gjatë natës së mbrëmshme ata kanë performuar në skenën e njërit prej klubeve të qytetit të Ferizajt ku u pritën nga një numër shumë i madh i fansave.

Për t’i dëgjuar reperët kishin ardhur 2,500 mijë njerëz e që konsiderohet si rekord për këtë vit.

Siç edhe shihet nga fotot e publikuara klubi ishte i mbushur plot e përplot me njerëz.

Para disa ditëve po në këtë qytet performuan edhe dyshja më e përfolur për këtë verë, Era dhe Ledri. Të cilët u pritën gjithashtu nga një numër i madh i fansave. Klikimet që dyshja po marrin në kanalin YouTube po arrin rekordet për këtë sezon.

Por a do të thotë që ky është një diss për Erën dhe Ledrin nga Lyrical Son, i cili në foton e postuar në Instagram ka vënë edhe mbishkrimin “Per Cfar Rekorde Pate Fjalen, Mos Olimpiaden? #Authentic#Specialistët #Pint” .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat