Vajzat nuk i shoh vetëm si kukulla

Mediale Vip

Vajzat nuk i shoh vetëm si kukulla

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:00

Po shpresoj se po, por ky është fillimi im, unë duhet të punoj shumë që të arrij një ditë shumë më shumë. Nuk kam dalë me ja kalu askujt, unë muzikën e kam pasion dhe e keëndoj, Florianit i uroj shumë suksese, është një këngëtar i mirë.

Një djalosh me plot stil e për moshën që ka është mjaft i suksesshëm. Ka fituar menjëherë zemrët e të gjithëve, jo vetëm adoleshentëve që janë bashkëmoshatarët e tij, por edhe të rriturve. Ai ka synime mjaft të qarta, pasi është siç na tregon për ne të është vetëm fillimi. Po flasim për artistin e ri Endrit Elshanin, apo Endrin, i cili rrëfen për “Bota sot” për suksesin e tij të menjëhershëm, tregon me pjekuri se pse ju thotë vajzave “Kuklla” në këngën e re, por njëkohësisht edhe se kush e shoqëron atë nëpër koncerte, dhe cila këngëtare shqiptare është e preferuara e tij për një duet.

“Bota sot”: Endri ke ardhur me “Kukllat”, vajzat i sheh të tilla ti?

-Vajzat janë gjinia më e bukur në botë, dhe unë i kam lavdëruar në një mënyrë duke i quajtur kukulla, por jo nuk i shikoj në mënyrën që vetëm duken si kukulla, respekt për gjininë e bukur.

“Bota sot”: E ndonjë vajzë si kukëll më e bukur është dhe nga është ajo?

-Ka shumë vajza të bukura të cilat nuk janë vetëm të bukura por edhe të zgjuara, te unë nuk luan rol vetëm bukuria të duket si kukull, por të jetë e zgjuar dhe të ketë shpirtin e mirë.

“Bota sot”: Tash nuk ke kohë më të luash me shoqërinë, e vërtetë?

-Kam kohë, por jo si më herët, tash më duhet të punoj shumë në projektet e mia.

“Bota sot”: Çfarë thonë ata për suksesin tënd?

-Po dikush e ka pritur mirë, dikush jep kritikat e veta e unë i pranoj.

“Bota sot”: Mendon se ti këtë vit e ke marrë vëmëndjen si artisti më i vogël në moshë dhe më i suksesshëm? Ia ke kaluar edhe Florianit?

-Po shpresoj se po, por ky është fillimi im, unë duhet të punoj shumë që të arrij një ditë shumë më shumë. Nuk kam dalë me ja kalu askujt, unë muzikën e kam pasion dhe e keëndoj, Florianit i uroj shumë suksese, ështeë një këngëtar i mirë.

“Bota sot”: Gëzohesh kur thotë për ty se je një Justin Bieber shqiptar?

-Të më krahasojnë me Justinin është respekt për mua, ishalla një ditë do të jem aty ku është Justin.

“Bota sot”: Ke menduar se një ditë mund të këndosh ndonjë rryme muzikore tjetër, p.sh dhe popullore?

-Popullore nuk besoj, por rryma të tjera ndoshta edhe po.

Po prindërit çfarë thonë për muzikën tënde?

-Prindërit më mbështesin shumë, sidomos babi që e falenderoj shumë, i cili më mbështet në çdo hap.

“Bota sot”: Po me cilën vajzë nga estrada ke qef të realizosh një duet?

-Me Kidën.

“Bota sot”: E në koncerte verore ke ftesa e ku më shumë?

-Unë kam pasur disa koncerte, por unë ende s’kam program të shkoj në koncerte shumë.

“Bota sot”: Kush të shoqëron më shumë tash ku je për koncerte, klipe, muzikë për të bërë?

-Më shoqëron menagjeri im Meti dhe babi.

“Bota sot”: Tash po fiton vetë me muzikë, e nuk është nevojë që tu kërkosh prindërve para?

-Siç thashë unë jam një këngtar i ri dhe ende kam nevojë për mbështetje të familjes. Shumë faleminderit për intervistën dhe ju them fansave që i dua shumë, dhe shumë shpejt vjen një projekt i ri nga unë, shpresoj të ju pëlqej si ky i fundit. Ju falënderoj!.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat