Rita Ora: E urreja gjoksin tim

Mediale Vip

Rita Ora: E urreja gjoksin tim

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:33

Ajo kurrë nuk humb rast për të nxjerrë në pah asetet e saj, por këngëtarja shqiptare Rita Ora nuk është ndjerë gjithmonë komode me trupin.
24 vjeçarja ka thënë në një intervistë dhënë për GraziaDaily.com.uk, se ajo filloi të zhvillohej në moshën 14 vjeçare, më herët se bashkëmoshataret e saj dhe kur gjinjtë filluan t’i rriteshin, ajo e urrente.
Rita Ora ka thënë se ishte e para vajzë në shkollë që kishte gjinj të zhvilluar dhe nuk e pëlqente këtë fakt, derisa djemtë më simpatikë të shkollës filluan të interesoheshin për të.
Më pas fillova të ndihesha mirë me veten, shpjegon këngëtarja shqiptare.
Unë tani ndihem komode me trupin tim dhe e dua atë ashtu siç është, ka përfunduar këngëtarja 24 vjeçare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat