Gold Ag feston ditëlindjen e 29-të, ja si dukej i vogël (Foto)

Mediale Vip

Gold Ag feston ditëlindjen e 29-të, ja si dukej i vogël (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 12:46

Reperi i njohur, Gold Ag, sot feston ditëlindjen e tij të 29-të.

Arian Agushi, i cili është ndër reperët e pëlqyer shqiptarë, dhjetë vitet e para të jetës i kaloi në qytetin e lindjes, Preshevë.

Pak vite pas vdekjes së babait, kur Ariani ishte gjashtëvjeçar, ai së bashku me nënën u shpërngulën në Prishtinë, ku jeton edhe sot.

Karriera muzikore e rep artistit nisi në moshën 13 vjeçare, për të vazhduar deri sot ku numëron gjithsej 13-të albume.

Këngët “Shqiptar” dhe “Shqiptar 2” janë dy këngët me të cilat artisti arriti kulminacionin e famës, por edhe i doli punë gjykatave pasi u akuzua “për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Veç talentit në muzikë, Goldi shquhet edhe për krijimin e fjalëkryqeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat